Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit, dhe thotë se ai ende s’duhet të pihet.
Ditët e fundit, IKSHPK thotë se ka gjetur se vlerat e Manganit janë ulur, por ende jo aq sa për ta bërë cilësinë e ujit të përshtatshme që të pihet.
Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundit, vërehen ulje e vlerave të Manganit, por megjithatë, këto vlera ende janë mbi vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu””, thuhet në njoftim.
IKSHPK thekson se “ndotja e ujit me Mangan është ndotje kimike dhe se me vlimin e ujit”, se “Mangani nuk eliminohet, siç duhet të veprohet te rastet me ndotje bakteriologjike të ujit”. Prandaj, IKSHPK thekson se “për momentin është i pa përdorshëm për pije”.
“Ekipet e IKSHPK-së do të vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që është në bashkëpunim të vazhdushëm me KRU “Prishtina” për stabilizimin e gjendjes së krijuar së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes”, thuhet në njoftimin që IKSHPK-ja ia ka bashkëngjitur edhe hartën e zonave që furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit.