Gjykata merr vendimin ndaj Princ Leka dhe Elia Zaharia: Çifti duhet të mbajë 5 metra distancë nga njëri-tjetrit

Çifti i njohur, Princ Leka dhe Elia Zaharia, të cilët janë në një proces divorci, janë përballur sot në Gjykatën e Tiranës pas një përplasjeje fizike që u dokumentua përmes videoje një ditë më parë. Incidenti shkaktoi një valë reagimesh dhe çoi në veprime të shpejta ligjore.

Gazetarja Anila Hoxha njoftoi se gjyqtari i dhomës civile, Artan Haradinaj, ka pranuar kërkesën për urdhër-mbrojtje për të dyja palët.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime pranë çështjes, vendimi parashikon që Princ Leka të lejohet të takojë vajzën e tyre të përbashkët, e cila është vetëm 3 vjeç, por vetëm në praninë e dados. Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar që çifti të ruajë një distancë prej të paktën pesë metrash nga njëri-tjetri në çdo rast.

Ky vendim mbërrin pas publicitetit negativ që ka përshkënditur figuren e çiftit mbretëror dhe ka çuar në një pritshmëri të lartë për një zgjidhje ligjore.

Vendimi i gjykatës së Tiranës vjen si një masë parandaluese për të shmangur përplasje të mëtejshme dhe për të siguruar mirëqenien e të voglës, që tani është në mes të një konflikti që ka tërhequr sytë e opinonit publik.

Rasti i Princ Lekës dhe Elia Zaharias tregon se si konfliktet personale, pavarësisht statuteve dhe profileve të larta, trajtohen sipas standardeve dhe procedurave ligjore për të mbrojtur të drejtat e individëve dhe sigurinë e tyre. Gjykata do të monitorojë zbatimin e vendimit dhe do të ndërhyjë nëse kushtet specifike të urdhrit mbrojtës nuk respektohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *