Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, nuk po e sheh problem kalimin e projekligjeve, raporton Ekonomia Online.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kur u pyet për largimin e dy deputetëve nga kjo parti Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, tha se ata kanë qëndrime kundër në disa projektligje, por që në të tjerat duhet të votojnë.
“Kryesia vendos që me 10 të vazhdojmë me seancë e cila do të trajtojë pika e pa përfunduar nga seanca e kaluar”.
“Zyrtarisht GP i VV i ka, 62 deputetë. Nuk parashohim diçka më dramatike në javën në vijim. Është e domosdoshme që 54 projektligje që janë në lexim të dytë që janë të përmbyllen”.
“Në rast se projektligjet nuk trajtohen në lexim të dytë ato kthehen. Ata kanë qëndrim që në projektligje të caktuar të marrin pjesë”, ka thënë ajo.