Në 24 orëshin e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.Nga një rast është raportuar në Prishtinë dhe Gjakovë, derisa tre raste në Pejë.
Njoftimi i policisë:
Prishtinë 18.05.2024 – 12:30. Janë shoqëruar për intervistim dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi që pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në konflikt fizik në mes veti. Të dyshuarit, kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.