Ymeri: Veprimet e Qeverisë në veri në përputhje me Kushtetutën, Asociacioni do të bëhet pa përfituar asgjë

Analisti politik Visar Ymeri, veprimin e Qeverisë së Kosovës, për mbylljen e instutcioneve paralele në veri të vendit i sheh si veprime që janë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Ai thotë se këto institucione është dashur të mbyllën edhe më herët se sa tani.

“Veprimi i qeverisë së Kosovës formalisht është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Në këtë drejtim nuk ka diskutim. Asnjë institucion ilegal çfarëdo qoftë ai nuk ka të drejtë të funksionojë brenda Republikës së Kosovës. Këto institucione ka qenë dashtë të shuhen tash e një kohë pasi kemi arritur marrëveshje të shumta në këtë drejtim. Mirëpo ato kanë vazhduar të funksionojnë. Duhet thënë që një pjesë e konsiderueshme e institucioneve paralele shumë më problematike se këto janë shuar në vitin 2013 dhe vitet pasrendëse me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, siç janë psh gjykatat, institucionet e sigurisë që kanë funksionuar ilegalisht atje e kështu me radhë”, thotë Ymeri.

Duke folur për kritikat e ndërkombëtareve rreth veprimeve të Qeverisë, Ymeri thotë se Qeveria e Kosovës po përdor orar të hapave sipas konvenimit të saj. Sipas tij, Asociacioni ka qenë dashur të i paraprijë veprimeve të Qeverisë Kurti për mbylljen e institucioneve ilegale në veri.

“Çështja qëndron te mënyra dhe koha e zbatimir të marrëveshjeve të arritura. Pra edhe një herë asgjë nuk është duke ndodhur jashtë procesit të dialogut në Bruksel. Mirëpo qeveria e Kosovës është duke e përdorur një orar të hapave siç i konvenon asaj – të ndërhyrjeve në very për të zbatuar marrëveshjet para se të fillojë me zbatimin e koncesionit në formën e autonomisë së Asociacionit. Këtu qëndron problemi që ndërkombëtarët kanë me Kurtin, sepse po vepron jashtë orarit të dialogut. Themelimi i Asociacionit ka qenë dashtur t’i paraprijë mbylljes së institucioneve ilegale të Serbisë. Ndërkohë që Kurti po do mbylljen e tyre para themelimit të Asociacionit. Dhe kështu po rrezikon më ngritjen e tensioneve, për të cilat bashkësia ndërkombëtare është shumë e ndjeshme dhe aspak mirëkuptuese”, ka thënë ai.

Analisti Ymeri, thotë se në vend të përplasjes së Kurtit me ndërkombëtarët, respektivisht amerikanët, ishte dashur të përqëndrohej në përfimitimin që të ia sjellte Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai thotë se Kosova do të përfundoj me Asociacionin pa përfituar asgjë.

“Në vend të përplasjes me partnerët tanë Kurti do të duhej të përqendrohej në maksimalizimin e përfitmeve për Kosovën ne arenën ndërkombëtare. Pra në vend të refuzimit pa pikë arsye të Asociacionit (të cilin e ka pranuar dhe është zotuar se do ta bëjë) më mirë do të kishte qenë të hyjmë në Këshillin e Evropës dhe të kërkojmë siguri në rrugën drejt BE dhe NATO-s. Kështu do të përfundojmë me Asociacion dhe pa kurfarë suksesi në arenën ndërkombëtare gjë që është e domosdoshme për Kosovën. Kosova ka nevojë që ky process normalizimi të përfundojë dhe të fillojmë të shihemi si shtet stabil që është nisur drejt zhvillimi e progresit e jo si shtet me siguri të cenueshme që prodhon vetëm stagnim”, theksoi Ymeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *