Njësitë policore të Kosovës kanë zbarkuar sot në objektin e Ministrisë e Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Sipas informacioneve të para theksohet se aty është duke u zhvilluar një bastisje, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit.
Kjo bastisje po bëhet nga Njësia e Krimeve Ekonomike në kuadër të Policisë së Kosovës.