Aksioni i madh në Pejë e Prishtinë kundër fajdeve- Policia publikon pamjet

Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një aksion të madh në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, ku ka goditur një grup criminal që dyshohet se merrej me fajde.Në këtë aksion janë arrestuar pesë të dyshuar.

Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.Këtë aksion fillimisht e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçqi, i cili tha se personat e arrestuar dyshohen për fajde, detyrim e rrëmbim.

Ai tha se deri më tani janë bastisur disa lokacione që ndodhen nën kompetencë terriotoriale të Prokurorisë së Pejës.

“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamentit të Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione në kompetencë territoriale të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe janë arrestuar dhe ndaluar me udhër të Prokurorit të Shtetit 4 persona të dyshuar për veprat penale Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim”, tha Nikçi.

Më pas, Policia e Kosovës në faqen zyrtare njoftoi se numri i të arrestuarve ka shkuar në pesë. Policia publikoi edhe pamje nga momenti i arrestimit.

” Lidhur me operacionin policor, i njëjti ka vazhduar dhe në Prishtinë ku janë arrestuar edhe dy të dyshuar, tashmë numri i të arrestuarëve është gjithësej pesë. Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, Po ashtu, hetuesit policorë kanë konfiskuar edhe dëshmi relevante për rastin”, njoftoi Policia.

KLIKO KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *