Reperja Tayna dje shënoi rikthimin me projektin “Si ai”, pas gjashtë muajsh të tërë pauze nga daljet publike dhe lansimi i këngëve të reja, shkruan Neutral Bizz.
Kënga filloi të marrë hov duke u klikuar nga fansat e shumtë të saj.
Por, siç duket ajo sërish po has në probleme me ish menaxherin e saj prej kohësh, Rinor Hykollin.
Ky i fundit ka bllokuar video klipin e saj akoma pa u bërë 24 orë nga publikimi, duke i marrë mbi vete të drejtat autoriale në kanalin zyrtar të artistes.
Hykolli përmes një reagimi të publikuar në Instagram, ia ka bërë të qartë artistes se ishte ai që e ka inkuadruar në industrinë muzikore dhe e ka bërë të famshme brenda ‘6 muajve’.
Menaxheri ka përmendur investimet tek këngëtarja si monetar ashtu edhe moral duke e ruajtur nga ndërskëmbëzat në botën e showbizit.
“Prandaj çeshtja jone seshte me e jona por e letrave tona te shkrume e zeza mbi te bardhe e une skam cka bej me shume mbi ato qe vet kemi dakortesu me i firmos ne dite te mira apo nevoje… Une vec uroje ta mirembash ate cka me shume mund bera per ty dhe ishalla te shoh larte e me larte . Secili ne rruge te vet, me ndihmen e Zotit pacim akoma suksese me te medha!”, ka shkruar Hykolli.