Osmani takon kongresistin Torres, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA, është takuar me kongresistin Ritchie Torres me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

“Në Nju York kishim një diskutim përmbajtjesor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara. Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *