“E kapi për krahu”- Një anëtar i stafit të kombëtares së Shqipërisë dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht një punonjëse hoteli në Dortmund

Një anëtar i stafit të Kombëtares së Shqipërisë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një punonjëse të hotelit në qendrën sportive ku kanë qëndruar kuqezinjtë gjatë “Euro 2024”.

Prokuroria e Dortmundit ka nisur hetimet për rastin, siç raporton mediumi gjerman raporton “Antenneunna.de”.

Shqipëria gjatë Evropianit qëndroi në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Sipas këtij raportimi, pak para ndeshjes së fundit në grupe kundër Spanjës, një anëtar i stafit të Shqipërisë dyshohet se e ka kapur për krahu punonjësen e hotelit.

“Më pas aktet seksuale ndodhën kundër vullnetit të saj”, thuhet në raportimin e medias gjermane.

Prokuroria publike nuk ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të punonjëses. Ata po hetojnë se deri në çfarë mase i akuzuari ka vepruar kundër vullnetit të viktimës . Aktualisht nuk ka urdhërarrest.

I dyshuari – i cili nuk është as lojtar, as trajner dhe as zyrtar – është kthyer në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *