Tensione në protestën e opozitës në Shqipëri, hidhen shishe me molotov drejt Kryeministrisë

Protestuesit e opozitës kanë hedhur shishe me molotov para kryeministrisë menjëherë pas fjalimit të Sali Berishës.

Kur dukej se gjithçka po shkonte qetësisht në protestën e thirrur nga opozita, disa protestues kanë hedhur gurë, tymuese dhe shishe me molotov drejt forcave të policisë që kanë krijuar një gardh para kryeministrisë.

Një grup protestuesit janë përplasur me forcat e policisë duke tentuar të thyejnë kordonin për të shkuar drejt hyrjes së kryeministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *