Rahoveci u ofron mërgimtarëve parkim pa pagesë në oborrin e Komunës

Komuna e Rahovecit njofton se është angazhuar që t’u krijojë kushte sa më të mira mërgimtarëve.

Me anë të një postimi në Facebook, bëhet e ditur se janë mobilizuar për shërbime administrative komunale dhe që të ketë vendparkime të mjaftueshme për bashkatdhetarët.

Gjegjësisht është marrë vendimi që nga data 15 korrik – 16 gusht 2024, mërgimtarëve t’u lejohet hyrja pa pagesë në oborrin e Komunës dhe në atë të ShFMU “Bekim Sylka” në Rahovec, me automjete private me tabela të huaja dhe të atyre të marra e qira (rent a car).

“Kemi krijuar sportel të veçantë për mërgatën (one stop shop), po ashtu mund të shfrytëzohen edhe pesë e-kiosqe (Rahovec, Ratkoc, Xërxë dhe Krushë  e Madhe) për marrjen e shërbimeve administrative”, thuhet tutje në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *