Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka komentuar bisedën e deputetes dhe ish-kryetaren e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiqin.
Duke mos dashur të komentojë shumë rreth kësaj çështje, Gjini ka thënë se gabimi i vetëm i saj, ka qenë fshehja e asaj çka e ka bërë.
Nuk kisha dashtë me u kyç shumë në këto biseda. Të gjithë bëjmë gabime, por gabimi më i madhi është me provu me i fsheh gabimet. Sepse nëse e fsheh atë gabim ai nuk dyfishohet por një qindfishohet”, tha Gjini për emisionin Gjesi në T7.