Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri 39 gradë Celsius.
E hënë – Mot kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmje 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 4m/s.
E martë –Moti me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.
E mërkure – Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35- 38gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.
E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-39gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.
E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen , duke krijuar mundesi për ndonje rigë afatshkurte të përcjellur me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s.
IHMK thotë se këto temperatura të parashikuara në vende urbane do të jenë për 2-3 gradë më të larta, varësisht nga ekspozimi i materjeve të metalta, asfaltit, materjeve inerte dhe pozitës së objekteve ndaj kupës së qiellit.
Parashihen edhe netë tropike në këto vende urbane , ku merkuri në termometër edhe gjatë natës dhe oreve të hershme nuk do të bie nën 20 gradë Celsius.
Tutje, IHMK bën apel tek qyetarët për kujdes të shtuar pasi që indeksi UV do të jetë shum i lartë, parashihen rreth 64 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit.
Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.
“Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetesime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin”, thotë IHMK.
Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm.