Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Donald Trumpin dhe JD Vance për siç ka thënë fitoren e tyre, teksa ka publikuar edhe një fotografi ku shihet me Trump në Zyrën Ovale nga shtatori i vitit 2020, raporton Express.
Në këtë postim, Hoti ka falenderuar edhe Presidentin Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten Kamala Harris “për mbështetjen për Kosovën dhe gjithë shqiptarët gjatë katër viteve të fundit”.
Populli i Kosovës është përherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Miqësia e përhershme e popullit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga shtyllat kryesore të shtetësisë sonë. Duhet të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve. Vetëm në koordinim dhe mbështetje nga Shtëpinë e Bardhë, Kosova lëviz sigurt drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Hoti.