Aeroplani në përdorim nga “Air Serbia” ateroi në Kosovë

Platforma për gjurmimin e drejtpërdrejtë të fluturimeve që tregon trafikun ajror, “Flightradar24”, ka ngritur dyshime të mëdha gjatë ditëve të fundit se një aeroplan i “Air Serbia” ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.Kjo ngritur dyshimet mbi kompaninë ajrore, “Chair Airlines” (Air Prishtina), të cilët për shkak të prishjes se aeroplanit të tyre, kanë marrë me qira një aeroplan nga kompania lituaneze “GetJet Airlines” dhe këta të fundit dyshohet se ia kanë sjellë një aeroplan të “Air Serbia”.

Se ka qenë aeroplan i “Air Serbia” nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës (ACC) e kanë mohuar, por e kanë konfirmuar se “Chair Airlines” ka pasur prishje të aeroplanit dhe për këtë ka marrë një me qira nga kompania lituaneze.

“Kompania ajrore zvicerane Chair Airlines ka operuar me 31 Maj 2024 nga Bazeli për ne Prishtine dhe anasjelltas me aeroplanin Airbus A320-214 me regjistrim LY-MAL për shkak te prishjes se aeroplanit vetanak me te cilin zakonisht operon për Prishtine.Aeroplani ne fjale është marre me qira nga kompania lituaneze GetJet Airlines e cila e mban ne Certifikatën e Operatorit Ajror/ Specifikimin e Operimeve te vet këtë aeroplan siç mund te shihet ne Certifikatën e Regjistrimit te aeroplanit A320 me regjistrim LY-MAL si dhe ne dokumentin Specifikimi i Operimeve ku është hijezuar LY-MAL si njeri nder aeroplanët në flotën e GetJet. Te dy dokumentet janë bashkëngjitur”, thuhet në përgjigjen tyre për Dukagjinin, teksa kanë dërguar edhe Certifikatën e Regjistrimit të aeroplanit A320 me regjistrim LY-MAL dhe Certifikatën e Specifikimit të Operimeve.

Por, ajo çka është interesant nga përgjigja e ACC janë të dhënat e aeroplanit që ka ateruar në tokën e Republikës së Kosovës; “Airbus A320-214 me regjistrim LY-MAL”.Ky aeroplan specifik (dhe disa aeroplanë të tjerë 320) i është dhënë me qira kompanisë serbe “Air Serbia” nga kompania lituaneze “GetJet Airlines”, në bazë të një marrëveshje të arritur në nëntor të 2023.Të paktën kështu thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e kompanisë lituaneze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *