Mbrojtja e serbit të akuzuar për krime lufte e fton kryeministrin Kurti si dëshmitar

Dragisha Milenkoviq, i cili po akuzohet se në cilësi të gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, ka torturuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit, u deklarua i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë, duke u betuar në familje që s’e ka prekur me gisht asnjë prej tyre. E avokati i tij, Dejan Vasiq tha se ka kërkuar që Kryeministri Albin Kurti të dëgjohet si dëshmitar, pasi e njeh të akuzuarin dhe e di sjelljen dhe veprimet e tij ndaj të burgosurve të atij burgu.“Këtu është prezente një pjesë e familjes sime, pjesa tjetër është në Serbi dhe betohem që mos t’i shoh unë këta njerëz, nëse unë e kam prekur dikën me gisht të vogël… Betohem në kokë të familjes që nuk i kam prekur me gisht”, tha Milenkoviq.Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurori special Atdhe Dema gjatë elaborimit të aktakuzës tha se gjatë luftës në Kosovë, në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, i akuzuari në bashkëkryerje edhe me zyrtarë të tjerë, kanë keqpërdorur autorizimet e tyre zyrtare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit shqiptarë.Po ashtu prokurori special Dema, gjatë fjalës hyrëse tha që në shtëpinë e të akuzuarit Milenkoviq, janë gjetur armë, por për këtë akuzë ai tha që i pandehuri ka pranuar fajësinë.Pas kësaj, Milenkoviq u deklarua i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë.Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Milenkoviq, avokati Zhivojin Jokanoviq, tha se akuza që Prokuroria ia vë në barrë të pandehurit është joligjore, pasi që gardianët e burgut sipas tij nuk kanë marrë pjesë në formacionet e luftës.“Gardianët e burgut s’kanë marrë pjesë në formacionet e luftës, s’kanë bërë asgjë tjetër përveç që kanë ruajtur personat që kanë qenë të dënuar me dënime të plotfuqishme apo jo të plotfuqishme”, tha avokati Jokanoviq.Ai gjithashtu ka thënë se në rolin e të akuzuarit ka mundur të jetë secili gardian tjetër i burgut. I akuzuari Milenkoviq u pajtua me fjalën e avokatit të tij.Kurse avokati tjetër i Milenkoviq, Dejan Vasiq ka deklaruar se ka dërguar propozim në Prokurori dhe Gjykatë që në cilësi të dëshmitarit lidhur me këtë rast, të dëgjohet Kryeministri Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *