Policia nis një aksion në veri, gjenë arsenal armësh

Një aksion i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar aktualisht në veri të vendit.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ku njoftoi se është kapur një arsenal i armëve.“Po është e vërtetë. Kemi aksion në disa pjesë. Ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë, për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”, tha Elshani.Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka bastisur një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potok, ku janë gjetur: armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *