I dënuar me 2 vjet burgim për vjedhje të rëndë, ky është personi që u arrestua në aeroportin e Prishtinës

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia.

Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.Vetëm gjatë ditëve të fundit, kanë rënë në pranga të Policisë edhe disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.Njëri prej tyre, siç mëson

Sinjali është Vedat Krasniqi, rreth 40-vjeçar, i cili është kapur gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Prishtinë pasi ndaj tij ka urdhëresa aktive për dy vepra penale.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me mbi 2 vjet burgim për veprat “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *