Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), sot për Ditën e Punëtorëve do të protestojë për të paraqitur 11 kërkesat e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës.Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se kërkesa kyçe e kësaj proteste është “Qeveri realizo kërkesat tona, parandalo veprimet e tjera sindikale”, shkruan Arbresh.info.Ai bëri të ditur se protesta do të realizohet vetëm me udhëheqësit e shkollave, çerdheve të nivelit komunal.Sipas tij, ky është veprimi i parë sindikal me numër të kufizuar të pjesëmarrësve.“Kur them i kufizuar do të jenë 1 mijë e sa, sepse jemi shumë shoqata sindikale”, thotë Jasharaj.Jasharaj shpreson që Qeveria të mos e sjellë situatën si në vitin 2022.Ai nuk komentoi mbi atë se çka mund të ndodh pas 1 Majit, sepse siç tha ai, për këtë gjë vendosin organet e SBASHK-ut bazuar në zërin e anëtarësisë.“Uroj që situata të mos jetë si në vitin 2022 ku Qeveria heshtë ndaj kërkesave tona, komunikimi dhe takimet, pastaj ndodhi ajo që ndodhi, por çfarë do të ndodh unë nuk mund të flas sepse nuk di në rast se vendoset pastaj në bazë të zërit të anëtarësisë që ky zë vjen përmes udhëheqësve sindikalë që janë përfaqësues në organet e SBASHK-ut”, shton kreu i SBASHK-ut.Ai tha se kanë bërë edhe një kërkesë në Ministrisë e Arsimit për takim me 22 prill pastaj edhe informacionin për protestën bashkë me kërkesat.“Uroj që pas 1 Majit, zonja Nagavci ta sheh situatën dhe të angazhohet dhe të kontribuojë që të mos ndodhin veprimet e tjera sindikale të cilat nuk di cilat mund të jenë sepse ne vendosim në bazë të vullnetit të anëtarësisë”, shton Jasharaj.Jasharaj theksoi se në protestën e nesërme do të paraqiten 11 kërkesa, nga ato ai veçoi edhe ngritjen e koeficientit të pagave për 30%.“Janë 11 kërkesa, nga ato po veçoj pra që Qeveria të merret seriozisht me kërkesat tona për dialog, kërkesë tjetër është që urgjentisht ngritja e vlerës së koeficientit të pagave për së paku 30%, të përmirësohen kushtet e punës në institucionet arsimore dhe kërkesat e tjera që ne i kemi bërë publike edhe do t’i kemi nesër të numëruara para Qeverisë.”, thotë ai.Në fund kryetari i SBASHK-ut uroi që MASHT-i t’i hap dyert për dialog që gjithçka të kthehet në normale.“Nëse do të ketë dialog edhe kërkesat tona që janë shumë legjitime do të zgjidhen njëra pas tjetrës”, përfundoi ai.Ndryshe, ditë më parë, SBASHK-u i tregoi 11 kërkesat që do t’ua parashtrojë Qeverisë së Kosovës.“Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore. Plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave. Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social. Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit,“Kërkojmë që Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata. Kërkojmë të kemi përfaqësues të punëtorëve në komisione e borde në të cilat vendoset për çështjet jetike për punëtorët”, thuhej në komunikatën e SBASHK-ut.