Autoritetet shqiptare kanë arrestuar në aeroportin e Rinasit kosovarin i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë.Policia e Shtetit njofton si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Gate”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: D. R., 35 vjeç, banues në Kosovë.“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë”, thuhet në njoftim.