I nxehti afrikan vazhdon mbi vendin tonë edhe gjatë kësaj jave.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashikohet mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.Në Kosovë, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33gradë Celsius.Sipas IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi1-3m/s.