Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë pas shembjes së skeleve në një ndërtesë 19 katëshe në Lozanë të Zvicrës, raporton Blick.
Akoma nuk dihet shkaktari dhe rrethanat e tjera të këtij incidenti të rëndë.
Mediumi Blick, katër prej të lënduarve kanë marrë lëndime më të rënda, ndërsa ka edhe të tjerë që kanë pësuar lëndime më të lehta.
“E gjithë fasada e ndërtesës 19 katëshe është shembur”, kanë deklaruar Policia.