I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror dhe në aktivitetet e think-tankut pan-europian, Këshillit europian për marrëdhënie me jashtë në Madrid, është takuar me sekretarin e Shtetit të Spanjës për BE-në, Fernando Mariano Sampedro Marcos.
“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në X.