Borrell: Serbia ka shkallë të ulët të bashkërendimit me politikën e BE-së

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell,  ka deklaruar se vendet që duhan të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, duhet t’i bashkërendojnë disa gjëra me këtë organizëm.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, si shembull të keq, e ka marrë Serbinë, duke thënë se e njëjta ka shkallë shumë të ulët të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së.

“Ka vende që nuk janë në harmoni me politikën e jashtme të BE-së. Serbia, për shembull. Është një shkallë shumë e ulët e harmonizimit me politikën e jashtëm të BE-së. Nëse doni të bëheni anëtar të BE-së, duhet të harmonizoni sundimin e ligjit, lirinë dhe politikën e jashtme”, ka deklaruar Borrelli në konferencën në Firence “State of the Union 2024”.

Ai është shprehur i shqetësuar edhe me Gjeorgjinë, specifikisht për ligjin për agjentët e huaj gjë e cila, tha ai, e largon Gjeorgjinë nga rruga evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *