Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, ku kanë qenë të përfshira tre vetura.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 teksa të lënduar kanë mbetur katër persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.
”Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor, që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.