Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra pasi u rrëzua nga lartësia e një objekti ku po punonte në Lipjan.
Gazeta Insajderi mëson se ai është Naser Izet Avdullahu nga komuna e Lipjanit.
I ndjeri ishte duke punuar në një firmë ndërtimi në Lipjan. Teksa po punonte ka rënë nga objekti dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju mbijetoj plagëve.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona. Pronarin e firmës dhe pronarin e pronës.