Vuçiqi e quan Kurtin “Zelensky i vogël”, komenton tekstin e kryeministrit në “New York Times”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka gjetur kohë për ta komentuar tekstin autorial të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të publikuar në prestigjiozen amerikane “New York Times”.

Vuçiq në një adresim për media tha se Kurti është ai që sipas tij “dëshiron luftë, sepse ëndërron të veshë një uniformë dhe të aktrojë “Zelenskyn e vogël” në Ballkan, por që të do të mbetet ëndërr e parealizuar”, shkruajnë mediat në Serbi, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se Serbia bashkëpunon me Rusinë pak më shumë se sa do të donte Kurti, dhe më pak se sa do të donte ai .

“Marrëzi kush do luftë… Ai do luftë, sepse gjithë jetën dëshiron të veshë uniformën dhe të veprojë në Ballkan si “Zelensky i vogël”, por dëshira e tij nuk do të realizohet “

Kurti në tekstin autorial të titulluar “Mos dyshoni në NATO-n. I shpëtoi popullin tim” i kërkon SHBA-së të mos e zvogëlojë rëndësinë e paktit të NATO-s dhe njëherësh ka përmendur bashkëpunimin ushtarak të Serbisë në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq me Rusinë.

“Disa njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë minimizuar rëndësinë e NATO-s. Shumë partnerë evropianë shqetësohen se pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, angazhimi amerikan ndaj aleancës do të zbehet”.

“Nën drejtimin e zotit Vuçiq, Serbia ka investuar shumë në bashkëpunimin e saj ushtarak me Rusinë. Një raport i vitit 2019 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së arriti në përfundimin se “Serbia ofron mjedisin më lejues për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *