Kujdes nga vapa, kreu i Urgjencës: 10 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë vetëm këtë javë

Bëni kujdes nga temperaturat e larta, Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë ka rritur infarktet, problemet e tjera kardiake dhe një sërë shqetësimesh shëndetësore në popullatë në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj tregon se vetëm javën e fundit 10 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmën e Urgjencës Kombëtare për shqetësime të shkaktuara nga vapa. Më së shumti janë humbje ndjenjash nga i nxehti përvëlues, por dhe probleme kardiake tek pacientët kronikë.

Rritje të vizitave mjekësore raportohet edhe nga 34 qendrat shëndetësore verore, ku 27% të fluksit e zënë turistët e huaj. Shqetësimet janë nga më të ndryshmet thotë Doktor Brataj, ku krahas virozave të stinës në qarkullim është dhe Covid me shenjat e tij karakteristike.

Në këtë valë të nxehti që duket se do të zgjasë mjekët këshillojnë të gjitha grup-moshat të reduktojnë lëvizjet në orët e pikut, të qëndrojnë në ambiente të freskëta duke konsumuar sa më shumë lëngje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *