‘Një fund pa lavdi’ – Thomas Muller pensionohet nga kombëtarja e Gjermanisë

Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Thomas Muller ka vendosur të pensionohet.

Për Mullerin Euro 2024 ishte e fundit në karrierën e tij me fanellën e Gjermanisë.

Muller vazhdon të luaj në nivel klubesh, por me shtetin e tij nuk do e shohim më.

Lajmin e ka konfirmuar gazeta më e madhe gjermane, BILD.

34-vjeçari ka kontratë me Bayern Munchen deri në vitin 2025.

Thomas Muller me Kombëtaren e Gjermanisë zhvilloi 131 ndeshje, shënoi 45 gola dhe ishte një nga më meritorët kur shteti i tij fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *