Ermal Fejzullahu rikthen hitin,”Oj Nafaka jem” në podcastin “Dheze Mikrofonin” me Bini Diez

Një video që tregon këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu duke interpretuar hitin e tij “Oj Nafaka jem” është bërë virale në rrjetet sociale. Kjo ndodhi gjatë një episodi të fundit të podcastit të njohur “Dheze Mikrofonin” të drejtuar nga Bini Diez, shkruan Neutral Bizz.

Jemi mësuar që Ermali nuk këndon gjatë intervistave të tjera mirëpo si duket producenti Bini Diez duke e shoqëruar me tingujt e pianos bëri që Ermali me entuziazëm dhe energji, të këndojë një nga hitet e tij ” Oj Nafaka jem”.

Atmosfera e ngrohtë dhe entuziazmi i tyre u ka bërë përshtypje të thellë ndjekësve, të cilët kanë shpërndarë masivisht videon.

Rikthimi i këtij hiti në një format kaq të veçantë ka sjellë një valë nostalgjie për fansat e muzikës së Ermalit dhe ka rritur edhe më shumë popullaritetin e podcastit “Dheze Mikrofonin”.

Ky episod, i mbushur me të qeshura dhe emocione, është një shembull i shkëlqyer i fuqisë së muzikës për të bashkuar njerëzit dhe për të krijuar momente të paharrueshme.

Për më shumë detaje dhe për të parë videon që po bën xhiron e rrjeteve sociale, vizitoni faqen zyrtare të “Dheze Mikrofonin” dhe profilin e Ermal Fejzullahut në Instagram./ Neutral Bizz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *