Veprimi skandaloz i Meriton Mjekiqit shkaktoi shumë zhurmë në shtëpinë e Big Brother.
Derisa ai po kalonte në kuzhinë, Rike i tha se “është sikur vajzë”.
Si reagim ndaj kësaj, ai hoqi rripin nga pantallonat që kishte veshur dhe thotë “mund të ua tregoj sa burrë jam”.
Ky akt i shëmtuar i tij u kritikua nga pothuajse të gjithë banorët.
Ai ka bashkëbiseduar për pak çaste me Riken, duke i shprehur se i vjen keq për gjestin e mbrëmshëm.
Rike duket tepër e qetë dhe padiskutim e prekur, por nuk e zgjati dhe iu përgjigj vetëm me një ‘Okej’. E pas kësaj Meritoni është larguar.