Pas arritjes në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Zvicra është rikthyer në top 15 në renditjen botërore të FIFA-s.
“Helvetikët” janë ngjitur për katër vende dhe tani gjenden prapa Marokut.
Zvicra, e renditur tani e 15-ta, ka kaluar në renditje SHBA-në, Meksikën, Japoninë dhe Senegalin falë dy fitoreve kundër Hungarisë dhe Italisë dhe një barazimi ndaj nikoqirit, Gjermanisë në Euro 2024.
Gjermania fiton tre vende dhe tani është në vendin e 13-të.
Argjentina mbetet në krye të renditjes. Pas kampionëve të botës dhe fituesve të Kupës së Amerikës janë Franca dhe tani Spanja. Kampionët e Europës u ngjitën me pesë vende duke fituar titullin.
Finalistet e Kampionatit Evropian, Anglia janë direkt pas iberianëve. Britanikët kaluan kampionët rekord të botës, Brazilin, i cili zhgënjeu në Kupën e Amerikës.