Djali i policit në Viti ekspozon në TikTok armën zyrtare, përfundon në Polici

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallë herë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale.

Kështu ka vepruar edhe një person i mitur në Viti, i cili dyshohet se ka ekspozuar në rrjetin social TikTok armën zyrtare të babait të tij, i cili është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Burimet bëjnë me dije se drejtoria e shkollës ku vijon mësimet nxënësi, ka njoftuar Policinë lidhur me rastin.

Si rezultat i denoncimit, 15-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku ka deklaruar se veprën në fjalë e ka kryer pasi është ndikuar nga videot e ngjashme që ka parë në rrjetet sociale dhe jo me qëllim që ta frikësojë dikë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të miturit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *