Muaj më parë, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, e kishte shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Publike nga radhët e PDK-së, Ilirik Musliun.
Në “Debat Plus”, Rama tha se shkarkimi i tij s’kishte të bënte me asgjë personale por që sipas tij Musliu u shkarkua për shkak të performancës së dobët.
Rama u shpreh se pas shkarkimit të tij, tashmë kryeqyteti nuk i sheh mbeturinat si problem.
“Sot e sheh që qyteti është super, s’ka qenë më i pastër se 30 vjet. Një problem madhor që kemi pas, me intervenimet tona, ku qyteti nuk e sheh mbeturinat si problem. Kjo është arritje e madhe, dhe e arsyeshme pse është dashtë ta bëjmë atë lëvizje. Asgjë personale ndaj drejtorit, por vetëm performanca”, tha ai.
Ndryshe, pas shkarkimit të Musliut, LDK dhe PDK nuk janë më në koalicion.