Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet. Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur. Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.
Policia e Kosovës, sot herët në mëngjes e ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të dyshuarin. Gashi sipas Policisë dyshohet për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë.
“Ju konfirmoj që kemi arrestuar një person, ai po dyshohet për ndihmë në pas kryerjes së veprës penale”.
“I dyshuari kryesor është ende në arrati. Ai tashmë është i identifikuar policia po punon për kapjen e tij”, tha Qavolli.
Ky i fundit dyshohet për plagosjen e Jeton Berishës dhe dy djemve të tij, Jetnisit dhe Jetartit.
Tre personat e plagosur janë dërguar mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare, dhe dy prej tyre janë futur menjëherë në operim.