Samanta Karavella dhe Muma kanë publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Teksti është shkruar nga vet artisti me muzikë nga Boban Apostolov.
Bukuroshja e njohur ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, me stil e dukje të veçantë.
Videoja ndërkaq i është besuar produksionit të njohur, Max Production.
33-vjeçarja këtë periudhë ka qenë më e tërhequr nga projektet muzikore.
Zeshkania prej vitesh është zhvendosur në Amerikë, ku edhe ka vazhduar me aktivitete atje.
Sidoqoftë, projektet e saj pëlqehen dhe numërojnë miliona klikime në platformat e muzikës.