Të shtëna me armë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Të shtëna armësh janë dëgjuar në dy lokacione afër rrugës “Bedri Shala” në Prishtinë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë  dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Ndërkaq hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë ndërmarrë  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave  të dyshuar.

Sot gjatë ditës në të njëjtin lokacion ka pasur të shtëna, ku një person ka mbetur i plagosur, por i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *