Artisti i njohur Majk Aveli ka publikuar këngën e tij të re me titull “Temeli”, shkruan Neutral Bizz.
Ky projekt i ri tregon përkushtimin e artistit ndaj muzikës dhe dëshirën për të sjellë vazhdimisht risi për fansat e tij.
“Temeli” është një kombinim i ritmeve moderne dhe tekstesh të thella, që pritet të bëjë jehonë në skenën muzikore shqiptare.
Me këtë lansim, Majk Aveli tregon se është tepër aktiv dhe i dedikuar në krijimin e projekteve të reja, duke forcuar pozicionin e tij si një nga emrat më të mëdhenj të muzikës/ Neutral Bizz.