Tha se e rrahu ish-partneren, flet sërish Shpat Kasapi: Kërkoj ndjesë, u keqkuptua

Shpat Kasapi së fundmi bëri një deklaratë që u komentua jashtëzakonisht në media e faqet rozë.

Ai rrëfeu një rast ku kishte rrahur ish-të dashurën, ngjarje kjo që kishte ndodhur kur ishte adoleshent.

“Qesha me atë histori sepse e trajtova si një gjë që më ka ndodhur kur kam qenë fëmijë”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti nga Maqedonia theksoi: “Unë kërkoj ndjesë por e kanë keqkuptuar. I lutem portaleve të mos i marrim dhe mos krijojnë keqkuptime të tilla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *