Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë tre kandidatë për deputetë në Maqedoninë e Veriut.
Përfaqësuesi i kësaj partie në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, i cili do të jetë edhe një prej kandidatëve, ka thënë se do të jenë me koalicionin VLEN.
“Në Njësinë Zgjedhore 1, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Nafie Selmani. Në Njësinë Zgjedhore 2, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Medine Ukshini. Ndërsa në Njësinë Zgjedhore 6, kandidat me numrin 2 në listë do të jem unë, Bekim Qoku”, është shprehur Qoku.
Zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen më 8 maj.