Gazeta Neutral raportoi sot se policia në Pejë ka gjetur një person, i cili kishte rënë në një gropë të thellë me ujë.
“Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me uji, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, thuhej në raportin 24 orësh të policisë.
Pas ekzaminimit, është bërë edhe konstatimi se viktima ka ndërruar jetë.
Sipas burimeve trupi i pajetë i viktimës dyshohet të jetë i Samir Puzës.
Puza ishte ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për zhdukjen e tij u raportua më 30 mars të vitit të kaluar.