Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se mendon se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, por siç thotë ai, evropianët po kërkojnë vetëm normalizim.
Sipas ambasadorit amerikan, përfaqësuesit e BE-së duan paqe dhe siguri në rajon dhe sigurisht edhe në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë”, ka thënë Hill për NIN-n
Ai ka thënë se se dëshiron të shohë më shumë përparim në dialog.
I pyetur nëse BE-ja do t’i reduktonte tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi ruso-kinez duke e anëtarësuar të gjithë rajonin dhe nëse kjo është e mundur pa ShBA-në, Hill theksoi se BE-ja i merr vetë vendimet dhe se “kur një vend dëshiron të bëhet anëtare, SHBA-ja e mbështet, gjë që e bëjnë edhe me Serbinë”