Vetëvrasja e të riut – Arrestohet fajdexhiu i Lipjanit, anëtar i LDK’së

Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditë së djeshme në Çagllavicë. Një i ri po dyshohet se vrau vetën. Babë e bir po dyshohet se e shtynë 38 vjeçarin drejt vdekjes. Skënder e Albion Tasholli dyshohen se kanë gisht në vetëvrasjen e B.Salihut.

Të njëjtit tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin e kanë kryer veprën penale “shtytje në vetëvrasje”.

Skender Tasholli është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, ai ishte arrestuar edhe më parë nga Policia e Kosovës.

Tasholli ishte arrestuar pra 11 vitesh për armëmbajtje pa leje dhe kërcënim të qytetarëve në qendrën votuese Babush Muhaxherëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *