Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se ka eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur, raporton Sinjali.
Spitali i Pejës, konfirmoi se të plagosurve i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe që te tre janë nisur për në QKUK dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
“Janë të pranuar tek ne personat, janë duke i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë. Tre personat e plagosur janë nisur për në QKUK”, thuhet në përgjigjen e spitalit dhënë për Express.
Në një prononcim për Sinjalin, prokurori kujdestar tha se dyshohet se janë plagosur tre persona dhe akoma nuk dihen detajet e tjera.
Ai tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.