Ka shkuar në vazhdime ndeshja finale e Kupës së Kosovës, mes Ballkanit dhe Prishtinës.
Koha e rregullt në stadiumin ”Rexhep Rexhepi” në Drenas, ishte e barabartë 2-2.
Ballkani kishte epërsi prej dy golave, me Walid Hamidi që shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 21-të, ndërsa Meriton Korencia dyfishoi rezultatin në minutën e 51-të.
Por Prishtina nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin brenda katër minutave.
Albin Krasniqi realizoi të dy golat, ku së pari u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 78-të, derisa në minutën e 82-të, barazoi shifrat në 2-2.
Ndeshja shkoi në vazhdime, dy herë nga 15 minuta