Cilën parti do ta votoni? Rezultatet e sondazhit: LVV e para, PDK del para LDK-së

Mandati i Qeverisë Kurti përfundon në fillim të vitit 2025, derisa partitë opozitare tashmë për një kohë të gjatë po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo pasi sipas tyre qeveria Kurti po keq qeverisë vendin.

Pas reagimeve të shumta të opozitës, kryeministri i vendit Albin Kurti, më 13 maj ka ftuar partitë opozitare për një darkë pune. Në takim i shkoi vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pasi që dy partitë e tjera, LDK dhe AAK kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij diskutimi.

Pas takimit me Krasniqin, Kurti kishte deklaruar se është i interesuar që të diskutojë me opozitën për caktimin e një date se kur do të mbaheshin zgjedhjet e reja. Sipas tij, zgjedhjet do të ishte mirë që të mbaheshin në pranverë ose në vjeshtën e këtij viti.

Gazeta Sinjali përmes një sondazhi ka pyetur lexuesit e saj se cilën parti do të votonin në zgjedhjet e ardhshme.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 55% ose 1.118 vota, e dyta është Partia Demokratike e Kosovës e pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës. 

Në fund, më së paku është votuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 4% ose 79 vota.

Cilën parti do ta votoni në zgjedhjet e ardhshme?

VV (55%, 1 118 Vota)

PDK (24%, 484 Vota)

LDK (18%, 369 Vota)

AAK (4%, 79 Vota)

Kurti ka deklaruar se partitë opozitare janë ato që duhet të bëhen gati për zgjedhje e jo Qeveria, duke paralajmëruar se në të kundërtën, ai do të përfundojë mandatin e tij katërvjeçar në krye të ekzekutivit kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *