Rasti tragjik i 37-vjeçarit, aksion i madh për kapjen e të dyshuarve për shtytje në vetëvrasje

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zhvilluar mbrëmë një aksion të madh në rajonin e Prishtinës në kuadër të hetimit për zbardhjen e rastit të vetëvrasjes së 37-vjeçarit, Bashkim Salihu.

Njësi të shumta policore kanë zbarkuar mbrëmë në disa lokacione në Prishtinë e Lipjan, për arrestimin e personave që dyshohet se janë të përfshirë në fajde.

Në bazë të informacioneve të para, arrestimi i të dyshuarve që janë cak i Policisë e Prokurorisë pritet të zbulojë detaje për vëtëvrasjen e Salihut, i cili dyshohet se i dha fund jetës nga problemet me fajdexhinj

Siç raportoi dje Sinjali, motivi i këtij rasti dyshohet se lidhet me presionin që i ndjeri ka pasur nga një grup i fajdexhinjve, emra të njohur për organet e rendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *