Osmani dhe presidenti gjerman flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë ka biseduar me homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Në një postim në profilin e saj në X, Osmani njoftoi se bashkë me presidentin gjerman folën për anëtarësimin e Kosovës në KiE, shkruan Indeksonline.

Osmani deklaroi se gjatë bisedës ka theksuar rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi.

“Dje fola me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në KiE. Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit. Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm” shkroi Osmani.

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Ministrave, përsëri nuk u adresua rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me aplikimin e Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *