Kanë kaluar më shumë se katër muaj që nga nisja e Big Brother VIP Albania 3, ndërkohë që finalja e madhe do të mbahet më 25 maj.
Gara veçse po bëhet më e ashpër, teksa deri më tani janë përzgjedhur dy finalistë: Romeo Veshaj dhe Julian Deda.
E ftuar së fundmi në “Ndryshe” ka qenë ish-konkurrentja Rike Roçi, e cila ka komentuar rrugëtimin e saj në këtë format.
Ajo mes tjerash thotë se ëndrra e saj më e madhe është që të bëhet nënë.
Ëndrra ime është të bëhem nënë…”, u shpreh biondja.
Derisa iu kërkua të krahasonte meshkujt shqiptarë me ata italianë, biondja u shpreh: “Ju këtu jeni shumë maskilistë. Jo që nuk i respektoni vajzat, por… Jeni dominant ju! Italiani është më xhentil kur të ngacmon. Të hap derën kur futesh në makinë, të hap derën e restorantit…”.
Rike është pëlqyer tejet shumë për lojën e saj në këtë reality shou, si një karakter i sinqertë dhe pozitiv